Monday, 24 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaKontroll i befasishëm në burgun e Fushë-Krujës, sekuestrohet celulari që dyshohet se i përket Ramazan Rrajës

Kontroll i befasishëm në burgun e Fushë-Krujës, sekuestrohet celulari që dyshohet se i përket Ramazan Rrajës

Një operacion i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është zhvilluar në ambientet e IEVP Fushë-Krujë, ku është kapur dhe sekuestruar një aparat celular që dyshohet se i përket të dënuarit Ramazan Rraja.

Sipas burimeve, aparati celular i është dorëzuar SPAK-ut për ekspertizë, ndërsa pritet që pajisja të ekzaminohet në laboratorin e ekspertizës dixhitale, me qëllim zbardhjen e të dhënave dhe komunikimeve që mund të jenë ruajtur në të.

Ndërkohë, operacioni vijon në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit, pasi dyshohet se mund të jenë fshehur edhe aparate të tjera celulare.

Autoritetet po vijojnë kontrollet për gjetjen e pajisjeve të tjera dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Lini një koment