E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Kontrollet rrugore në Vlorë, 13 drejtues mjetesh procedohen penalisht brenda një jave, mbi 1 900 gjoba

Kontrollet rrugore në Vlorë, 13 drejtues mjetesh procedohen penalisht brenda një jave, mbi 1 900 gjoba

Policia Rrugore në Vlorë ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut, duke përdorur pajisje bashkëkohore për monitorimin e qarkullimit dhe parandalimin e aksidenteve.

Si rezultat i kontrolleve gjatë javës së parë të muajit nëntor, 13 drejtues mjetesh janë arrestuar ose proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas Policisë, pesë persona janë arrestuar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, katër të tjerë janë proceduar për drejtim nën efektin e alkoolit, një për drejtim pa leje dhe tre për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit.

Gjatë së njëjtës periudhë janë vendosur edhe 1 958 masa administrative. Prej tyre, 970 janë për parkim të gabuar, 509 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar dhe 290 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. Ndërkohë, 73 masa janë vendosur për parakalime të gabuara, 42 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 40 për xhama të zinj, 28 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe gjashtë për pozicionim të gabuar të mjetit.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Intensifikim i kontrolleve dhe i monitorimit të qarkullimit rrugor, me pajisje bashkëkohore, në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut. Prani e shtuar e shërbimeve të Policisë, pranë institucioneve arsimore, para dhe pas përfundimit të procesit mësimor, për menaxhimin e trafikut, parandalimin e shkeljeve dhe garantimin e sigurisë së nxënësve.

Në fokus të kontrolleve të Policisë Rrugore janë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me mjet, në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo kryejnë manovra të rrezikshme, shkelje që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të ngjarjeve rrugore me pasoja.

Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara dhe i monitorimit të vazhdueshëm të qarkullimit rrugor, gjatë javës së parë të muajit nëntor, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 13 drejtues mjetesh, konkretisht:

– 5 shtetas janë arrestuar për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur;

– 4 shtetas janë proceduar penalisht për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;

– 1 shtetas i proceduar penalisht për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi

– 3 janë proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur 1958 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht:

970 masa për parkim të gabuar;

509 masa për tejkalim të kufijve të shpejtësisë;

290 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse;

73 masa për parakalime të gabuara;

42 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit;

40 masa për xhama të zinj;

28 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

6 masa për pozicionim të gabuar të mjetit.

Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.

Lini një koment