E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Futbolli ne Kosove›Kosova publikon listën për ndeshjen ndaj Irlandës, tri mungesa për Fodën

Kosova publikon listën për ndeshjen ndaj Irlandës, tri mungesa për Fodën

UEFA ka publikuar listën zyrtare të futbollistëve të Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës, siç njofton Telegrafi. Përzgjedhësi Franco Foda do të ketë në dispozicion 21 lojtarë për këtë duel, ndërsa Dardanëve u mjafton të shmangin humbjen për ta përfunduar grupin në pozitën e dytë dhe për të siguruar pjesëmarrjen në play-off për promovim në Ligën A.

Megjithatë, Foda përballet me tri mungesa të rëndësishme. Veldin Hoxha nuk është në dispozicion për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Izraelit, ndërsa Edon Zhegrova është liruar nga grumbullimi për shkak të një lëndimi dhe nuk ka udhëtuar drejt Irlandës. Po ashtu, sulmuesi i ri Enis Rexhepi nuk mund të aktivizohet, pasi ende nuk është kompletuar dokumentacioni i nevojshëm për ndryshimin e përfaqësueses në FIFA.

Pavarësisht këtyre mungesave, Kosova shkon në këtë ndeshje me objektivin e qartë për ta mbyllur grupin në vendin e dytë. Lista e publikuar nga UEFA tregon grupin prej 21 lojtarësh me të cilët Foda do të kërkojë rezultatin që i siguron Dardanëve vazhdimësinë në garën për promovim në Ligën A.

Lista e plotë e Kosovës:

Portierë: Arijanet Muric, Visar Bekaj, Amir Shaipi.
Mbrojtës: Lindrit Kamberi, Kreshnik Hajrizi, Ilir Krasniqi, Ron Raçi, Dion Gallapeni, Mërgim Vojvoda, Bleon Kurtulus.
Mesfushorë: Elvis Rexhbecaj, Milot Rashica, Betim Fazliji, Dion Kaçuri, Lindon Emërllahu, Milot Avdyli, Leon Avdullahu.
Sulmues: Albion Rrahmani, Fisnik Asllani, Baton Zabërgja, Vedat Muriqi.

Lini një koment