Wednesday, 28 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Komuniteti›Nevrus Nazarko në podcastin “Thashë e the show” të Arben Dervishit: Një bisedë shqiptare në Detroit

Nevrus Nazarko në podcastin “Thashë e the show” të Arben Dervishit: Një bisedë shqiptare në Detroit

Jeta e shqiptaro-amerikanëve në Michigan, përvoja e emigracionit, marrëdhëniet me vendlindjen dhe zhvillimet politike në Shqipëri e Shtetet e Bashkuara ishin në qendër të një bashkëbisedimi të lirshëm mes aktorit të njohur Arben Dervishi dhe të ftuarit të tij, Nevrus Nazarko.

Podcasti “Thashë e The show”, që realizohet në Detroit nga aktori dhe humoristi i njohur Arben Dervishi, kishte në episodin e tij të fundit të ftuar Nevrus Nazarkon, një shqiptaro-amerikan që prej shumë vitesh jeton dhe punon në Michigan. Në një atmosferë miqësore, të çlirët dhe me humor, të dy bashkëbiseduesit prekën një gamë të gjerë temash që lidhen me jetën e komunitetit shqiptar në Amerikë dhe me zhvillimet politike e shoqërore në të dyja anët e Atlantikut.

Nevrus Nazarko është një emër i njohur në komunitetin shqiptaro-amerikan të Michiganit. Me një karrierë të gjatë në financë, administratën publike dhe arsimin universitar amerikan, ai sjell në diskutim përvojën e një emigranti që ka ndërtuar jetën dhe karrierën profesionale në Shtetet e Bashkuara. Nazarko është pedagog i kontabilitetit në Universitetin e Michiganit në Dearborn dhe ka mbajtur funksione të rëndësishme financiare në administratën vendore të disa qyteteve të Michiganit.

Ndiqeni episodin te plote  me siper:

 

Lini një koment