E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Kryeministri maqedonas kalon transit nëpër Kosovë, policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut

Kryeministri maqedonas kalon transit nëpër Kosovë, policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 21 dhe 22 tetor 2026 do të ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë dhe do të kujdeset për rregullimin dhe menaxhimin e trafikut gjatë kalimit transit nëpër territorin e Kosovës të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, siç njofton Telegrafi.

Për të mundësuar lëvizjen e lirë të eskortës zyrtare, gjatë këtyre dy ditëve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore, në intervale të shkurtra kohore.

Itinerari i kalimit nis me hyrjen në Kosovë përmes pikës kufitare në Han të Elezit dhe përfundon me daljen nga Kosova në Vërmicë.

Policia ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik gjatë këtyre dy ditëve.

Lini një koment