Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKryeministri Rama vizitë në Tokio, merr pjesë në takimin me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni-Shqipëri

Kryeministri Rama vizitë në Tokio, merr pjesë në takimin me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni-Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të premte në rrjetin social Facebook disa momente nga takimi i tij me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni-Shqipëri nga vizita e tij në Tokio.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Japonisë, si dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe diplomatik mes dy vendeve.

Midis të tjerave Rama shkruan:

Takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni-Shqipëri, të kryesuar nga Minoru Kiuchi, Ministër për Strategjinë e Rritjes së Japonisë, me mbështetjen e pakursyer të të cilit po punojmë me sukses për rritjen e kontakteve dhe shkëmbimeve mes dy vendeve.

Lini një koment