Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaKultivonte bimë narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës

Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia e Vaut të Dejës, ka kryer disa kontrolle në terren për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve është bërë e mundur arrestimi i shtetasit Mark Delija 50 vjeç, e banues në Shkodër.

Nga veprimet e kryera, 50-vjeçari ka kultivuar 143 bimë të dyshuara narkotike kanabis në fshatin Vilës.

Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lini një koment