E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Lamallari largohet nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme, zëvendësohet nga Ervin Demo

Lamallari largohet nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme, zëvendësohet nga Ervin Demo

Besfort Lamallari largohet nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme. Gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani bën me dije se Lamallari do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Ervin Demo. Deri më tani, Demo ka mbajtur postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Lamallari mori drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në mars të këtij viti, duke zëvendësuar në këtë detyrë Albana Koçiun.

Largimi i Lamallarit vjen vetëm nëntë ditë pas dorëheqjes së Evis Salës nga posti i Ministres së Shëndetësisë.

Lini një koment