Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Lamtumirë Profesor i dashur!”, Rama reagon për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit, ja mesazhi i tij

“Lamtumirë Profesor i dashur!”, Rama reagon për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit, ja mesazhi i tij

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi.

“Lamtumirë profesor i dashur”, shkruan Rama.

Kreu i socialistëve ka zgjedhur një foto nga një protestë e Partisë Socialiste në vitin 1996, ku Pëllumbi dhe protestues të tjerë ishin dhunuar nga policia për të kujtuar ish-kreun e Kuvendit.

Pëllumbi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë në vitet 2002-2005 u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Ai ka qenë një nga figurat politike të rëndësishme në zhvillimet e viteve të demokracisë në Shqipëri.

Servet Pëllumbi ka luajtur një rol kyç në jetën politike të vendit gjatë këtyre viteve. Ai është dekoruar nga presidenti Alfred Moisiu me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Balla reagon për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit: “Lamtumirë profesori ynë i madh”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi.

“Lamtumirë profesori ynë i madh Servet Pëllumbi. Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste, të cilës i dhe shumë nga vlerat e tua në kohë të vështira kur u desh ta drejtoje. Kuvendit të Shqipërisë i dhe gjithashtu vlerë me drejtimin tënd të pazëvendësueshëm. U prehsh në paqe profesor Serveti!”, shkruan Balla.

Balla shton se Kuvendi i Shqipërisë, Partia Socialiste dhe familja do të njoftojnë në vijim ceremonitë në nder të figurës së Servet Pëllumbit.

/rtsh.al

Lini një koment