Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaLëvizte me armë zjarri, arrestohet një person në Korçë (VIDEO)

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një person në Korçë (VIDEO)

Agjentët e Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës këtë të hënë kanë arrestuar një person në afërsi të kryqëzimit të fshatit Dishnicë, pasi kishin marrë informacion se ky shtetas qarkullonte me armë zjarri.

Kanë qenë shërbimet e drejtorisë ato që e kanë kapur në flagrancë këtë shtetas, ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe arma e zjarrit.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe hetimet vijojnë.

Lini një koment