Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kampionati boteror›Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 n

Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 n

Shqipëria luan sot (ora 20:45) ndeshjen e dytë në fazën e grupit të Nations League, teksa në transfertë përballet me San Marinon.

Tre pikët nuk duhet të jenë të diskutuara në këtë përballje, teksa ekipi i Maran kërkon një fitore bindëse përballe përfaqësueses më të dobët në renditjen e FIFA-s.

Rolando Maran ka bërë ndryshime të shumta në 11-shen titullarë, teksa në portë aktivizohet Sherri, ndërsa mbrojta do të përbehet nga Sina dhe Mitaj në krah, ndërsa qendra nuk ka ndryshuar, me Gjimshitin dhe Ismajlin.

Mesfusha përbëhet nga Asllani dhe Shehu, i cili zëvendëson Ramadanin, ndërsa Mehmeti do të jetë më i avancuar, i mbështetur nga krahët nga Muçi dhe Uzuni. Maja e sulmit nuk ka ndryshuar me Manajn që do të marrë përsipër repartin ofensiv.

Drejtësi në këtë sfidë do të vendosë hungarezi Mihaly Kapraly.

Lini një koment