Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaLIVE| Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

LIVE| Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë u mblodhën edhe këtë të hënë në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë, në ditën e 9-të të protestës për çështjen e zonave të mbrojtura.

Ndërkohë një numër qytetarësh janë mbledhur edhe në Shkodër, konkretisht poshtë Kalasë Rozafa duke protestuar për të njëjtën kauzë.

Mjaft forca policie gjithashtu janë prezente, për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit.

Edhe Durrësi i rikthehet protestave pas dy ditëve ndërprerje nga zhvillimit i tyre në qytet, teksa është paralajmëruar për rritje të numrit të protestuesve. Me pankarta në duar dhe duke mbajtur fjalime, Durrësi ka mbledhur të moshuar, të rinj e fëmijë.

Për të katërtën ditë radhazi po zhvillohet protesta edhe në Korçë ku qytetarët janë mbledhur tek Katedralja Ngjallja e Krishtit, me flamuj dhe thirrje të vazhueshme.

Qytetarë të Vlorës, po protestojnë në mënyrë paqësore kundër projektit të Zvërnecit. Me emërtime të fshatrave të Vlorës, flamurin Kuq e Zi si simbol kombëtar, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit të Zvërnecit. Thirrjet i janë drejtuar qeverisë shqiptare.

Lini një koment