Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kampionati boteror›LIVE/ Liga e Kombeve, Shqipëria kalon në avantazh me Anis Mehmetin në San Marino! Kuqezinjtë në kërkim të fitores, 3 pik�

LIVE/ Liga e Kombeve, Shqipëria kalon në avantazh me Anis Mehmetin në San Marino! Kuqezinjtë në kërkim të fitores, 3 pik�

Ka nisur takimi San Marino-Shqipëri për Ligën e Kombeve.

Shqipëria kërkon tre pikët për të kapur vendin e parë.

Tekniku Maran ka bërë zgjedhjet e tij dhe ka disa ndryshime në formacionin titullar, krahasuar me ndeshjen kundër Bjellorusisë, që u fitua 2-0 nga kuqezinjtë.

Në portë luan Sherri, Sina do të debutojë në mbrojtje, ndërsa edhe Mitaj rikthehet në formacion. Gjimshiti dhe Ismajli do të plotësojnë katërshen e mbrojtjes.

Asllani dhe Shehu në qendër të mesfushës. Mehmeti e nis këtë ndeshje si titullar, ndërsa në sulm do të luajë treshja Muçi-Uzuni-Manaj.

Rastet:

9′ – Muçi vendos në provë portierin Colombo me një goditje nga distanca!

12′ Muçi përsëri! Sulmuesi i Trabzonit finalizon një kombinim me Uzunin, por diagonalja përfundon jashtë.

16′ Edhe Asllani tenton nga distanca! Topi përfundon pak larg shtyllës së majtë pingule të portës së San Marinos.

21′ Gooool, Anis Mehmeti kalon në avantazh kuqezinjte!

Lini një koment