E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Llogaria juaj bankare është bllokuar”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet në emër të BSH: Mos e klikoni linku

“Llogaria juaj bankare është bllokuar”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet në emër të BSH: Mos e klikoni linku

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton se qytetarëve u dërgohen mesazhe ku pretendohet se llogaria e tyre bankare është bllokuar.

Linku i përfshirë në SMS i drejton ata drejt faqeve të klonuara të bankave të nivelit të dytë, me qëllim vjedhjen e të dhënave të kartave dhe kodeve të verifikimit.

AKSK këshillon qytetarët të mos klikojnë lidhje të dyshimta dhe të mos ndajnë të dhënat bankare. Në rast se i kanë vendosur ato në faqet mashtruese, duhet të kontaktojnë menjëherë bankën përkatëse.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton:

“͏Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka identifikuar një rast mashtrimi që përdorte emrin e Bankës së Shqipërisë për t’u dërguar qytetarëve SMS me pretendimin se llogaria e tyre bankare ishte bllokuar. Link-u në mesazh i drejtonte përdoruesit te faqe të klonuara të disa bankave të nivelit të dytë, me qëllim vjedhjen e të dhënave të kartës dhe kodeve të verifikimit.

Si të mbroheni?

– Mos klikoni lidhjet në SMS që pretendojnë se llogaria juaj bankare është bllokuar.

– Mos jepni të dhënat e kartës apo kodet e verifikimit.

– Verifikoni çdo njoftim përmes aplikacionit ose kanaleve zyrtare të bankës suaj.

Banka e Shqipërisë nuk kërkon pagesa apo të dhëna kartash nga qytetarët.

Nëse keni vendosur të dhënat tuaja në një nga këto faqe, kontaktoni menjëherë bankën për të marrë masat e nevojshme”.

Lini një koment