Friday, 2 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Lot dhe emocione, mësuesi del në pension! Nxënësit e surprizojnë

Lot dhe emocione, mësuesi del në pension! Nxënësit e surprizojnë

Pas shumë vitesh përkushtim, punë dhe dashuri për profesionin, mësuesi i Edukimit Fizik në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja e Malësisë”, Gëzim Pali, i dha fund një kapitulli të rëndësishëm të jetës së tij profesionale.

Nxënësit dhe kolegët i përgatitën një surprizë të veçantë, duke i shprehur mirënjohjen për gjithçka ka dhënë ndër vite. Kjo surprizë e emocionoi mësuesin.

“Gëzimi nuk përcolli te nxënësit vetëm njohuritë e sportit, por edhe vlerat e disiplinës, respektit, bashkëpunimit dhe këmbënguljes. Sot, pas një karriere të gjatë në arsim, ai largohet nga detyra, por jo nga kujtimet dhe respekti i atyre që e shoqëruan gjatë këtij rrugëtimi.

Një falënderim për një mësues që la gjurmë dhe një urim për një kapitull të ri, të mbushur me shëndet, gëzim dhe momente të bukura pranë familjes”, u shprehën ata.

Lini një koment