Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMakina del nga rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti i bashkëshortëve nga Kosova

Makina del nga rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti i bashkëshortëve nga Kosova

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë, pranë vendit të quajtur Subash. Një automjet tip “Seat” me targa te Kosovës ka dalë nga rruga, duke përfunduar në fushë të hapur.

Në automjet udhëtonte një çift bashkëshortësh, të cilët kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, ku po marrin ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë ndërsa punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lini një koment