E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Makina përplaset me turmën në Londër, 6 të plagosur. Shoferi në kërkim (VIDEO)

Makina përplaset me turmën në Londër, 6 të plagosur. Shoferi në kërkim (VIDEO)

Policia Metropolitane ka nisur një kërkim për një shofer i cili u përplas me një turmë njerëzish në Londrën lindore dhe plagosi gjashtë persona përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ndodhi të shtunën në mëngjes në Green Street, në zonën e Upton Park. Rreth 12 këmbësorë po lëviznin në trotuar kur një makinë u shfaq me shpejtësi të lartë.Ndërsa këmbësorët përpiqeshin të largoheshin, makina u përplas në pjesën e pasme të Toyota-s së ndaluar, përpara se të ndalonte. Sipas Policisë Metropolitane, gjashtë persona u plagosën dhe u dërguan në spital. Gjendja e tyre është përshkruar si jo kërcënuese për jetën dhe pa pasoja të përhershme, ndërsa fillimisht pati raportime për lëndime më serioze.

🚨 Six people are in hospital, one with potentially life-changing injuries, after a car collided with several pedestrians on Green Street, near Upton Park station, this morning, police say.The road is closed in both directions. Thoughts are with everyone affected. 🙏…

Lini një koment