Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Makina shkrumbohet nga flakët gjatë ecjes në Librazhd, shpëton çifti që po udhëtonte me të! Ja për çfarë dyshohet

Makina shkrumbohet nga flakët gjatë ecjes në Librazhd, shpëton çifti që po udhëtonte me të! Ja për çfarë dyshohet

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në aksin rrugor Ura e Çerenecit–Librazhd.

Në momentin e incidentit, brenda mjetit ndodheshin një burrë dhe një grua, të cilët kanë mundur të dalin në kohë dhe kanë shpëtuar pa lëndime.

Automjeti është shkrumbuar plotësisht, ndërsa po kryhen verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Deri në këto momente, nuk dihen rrethanat që kanë shkaktuar përfshirjen e automjetit nga flakët. Hetimet dhe veprimet në vendngjarje pritet të sqarojnë nëse zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik apo e ndonjë shkaku tjetër.

Fatmirësisht, incidenti nuk ka shkaktuar viktima apo persona të lënduar.

Njoftimi i Policisë:

“Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në aksin rrugor Ura e Çerenecit–Librazhd.

Sipas të dhënave paraprake, në momentin kur automjeti ka marrë flakë, brenda tij ndodheshin një burrë dhe një grua. Ata kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti, duke shpëtuar fatmirësisht pa lëndime.

Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka përfshirë të gjithë automjetin, i cili është shkrumbuar plotësisht.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet përkatëse, ndërsa po kryhen verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit”.

Lini një koment