Monday, 14 September 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveMalisheva “shpërthen” në Podujevë, Llapi pëson humbjen e pestë në gjashtë ndeshje

Malisheva “shpërthen” në Podujevë, Llapi pëson humbjen e pestë në gjashtë ndeshje





September 2026
M T W T F S S
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30

September 14, 2026

Malisheva “shpërthen” në Podujevë, Llapi pëson humbjen e pestë në gjashtë ndeshje


Malisheva ka regjistruar një fitore të thellë në Podujevë, duke e mposhtur Llapin me rezultat 4:0, në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës.

Pas humbjes 2:0 ndaj Dukagjinit, skuadra e Malishevës reagoi fuqishëm dhe mori tri pikë të rëndësishme në udhëtim.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 41-të, kur Vusal Isgandarli shënoi për 1:0. Goli u konfirmua pas rishikimit me VAR.

Në pjesën e dytë, Malisheva e thelloi avantazhin. Në minutën e 57-të, pas ndërhyrjes së VAR-it u akordua penallti, të cilën Xhemal Ibishi e shndërroi në gol për 2:0.

Vetëm tri minuta më vonë, Lorent Talla realizoi për 3:0, ndërsa rezultatin përfundimtar 4:0 e vulosi Mark Bushaj në minutën e 84-t.

Për Llapin kjo ishte humbja e pestë në gjashtë ndeshje, duke mbetur me vetëm tri pikë në vendin e tetë.

Në anën tjetër, Malisheva ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë, duke konfirmuar formën e mirë në këtë fillim të sezonit.

Leave a Reply

Lini një koment