E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Marrëveshja SHBA-Iran, më shumë se 640,000 libanezë të zhvendosur u kthyen në shtëpi

Marrëveshja SHBA-Iran, më shumë se 640,000 libanezë të zhvendosur u kthyen në shtëpi

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin, IOM këtë të premte ka bërë me dije se më shumë se 640,000 persona të zhvendosur në Liban janë kthyer në shtëpi.

Kthimi mësohet se ka ardhur pas nënshkrimit të marrëveshjes midis SHBA-së dhe Teheranit muajin e kaluar që përfshinte një armëpushim në Liban.

Rreth 500,000 njerëz mbeten të zhvendosur, bazuar në të dhënat e mbledhura nga IOM në koordinim me autoritetet lokale që nga 22 qershori.

Ndër të tjera bëhet me dije se mbetet e pamundur që banorët të kthehen në dhjetëra qytete dhe fshatra pranë kufirit jugor, shumë prej të cilave kanë pësuar shkatërrime masive. Forcat izraelite mbeten në një “zonë sigurie” afërsisht 10 kilometra të thellë pavarësisht armëpushimit.

Lini një koment