Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaMasa ndaj Vlora Hysenit, Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

Masa ndaj Vlora Hysenit, Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me masën e sigurisë të lëshuar nga GJKKO për shefen e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Në një komunikim për mediat nga selia blu, Berisha shprehet se ‘kjo është hera e parë që dëgjoni se shefja e shërbimit në një vend ishte në funksion dhe mbështetje të krimit’.

“Në histori keni lexuar, keni dëgjuar që shefat e shërbimeve të kenë punuar në kundërshtim me ligjet për diktatorë, për agjenci të tjera, por kjo është hera e parë që dëgjoni se shefja e shërbimit në një vend ishte në funksion dhe mbështetje të krimit.

Sot prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për Vlora Hysenin, shefen e shërbimit informativ kombëtar si bashkëpunëtore në krim, si njeri që ka shkelur betimin, ligjin dhe sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve.

Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës, ndaj ligjit se ky”, tha Berisha.

Lini një koment