Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaErmal Nufi në Ministerialin e Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor në Slloveni: Të palëkundur në forci

Ermal Nufi në Ministerialin e Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor në Slloveni: Të palëkundur në forci

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC), në Brdo të Sllovenisë, ku në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministeriali mblodhi përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse për të diskutuar mbi forcimin e kontributit dhe kapaciteteve të përbashkëta për sigurinë rajonale, përballimin e sfidave dhe kërcënimeve të përbashkëta, si dhe koordinimin e politikave dhe përpjekjeve në kuadër të Bashkimit Evropian.

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, Ministri Nufi nënvizoi angazhimin e palëkundur të vendit tonë në kuadër të bashkëpunimit rajonal në mbrojtje e siguri:

“Shqipëria mbetet e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke kontribuar në konsolidimin e një hapësire evropiane më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të bashkuar. Në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët, vendi ynë vijon të mbështesë përpjekjet e përbashkëta për paqen, stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai.

Bashkëpunimi i Mbrojtjes i Evropës Qendrore (Central European Defence Cooperation – CEDC) është një bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, i përbërë nga shtetet e Evropës Qendrore: Austria, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia, e cila mban këtë vit presidencën e këtij viti. Ndërkohë, Polonia ka një status vëzhguesi në këtë format bashkëpunimi.

CEDC përfaqëson një platformë sigurie dhe mbrojtjeje për pjesëmarrësit, me qëllim diskutimin, zhvillimin dhe promovimin e interesave të përbashkëta.

Lini një koment