Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

Policia e Shtetit ka përforcuar masat e sigurisë në zonën përreth Kuvendit të Shqipërisë, në prag të protestës së paralajmëruar nga grupimi “Flamingot”.

Në rrugët që lidhen me godinën e Kuvendit janë vendosur barriera metalike, ndërsa efektivë të shumtë të Policisë së Shtetit janë angazhuar në terren për monitorimin dhe menaxhimin e situatës.

Për shkak të protestës, e cila pritet të zhvillohet në një kohë kur në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, disa prej akseve rrugore që të çojnë drejt institucionit janë bllokuar përkohësisht.

Kufizimet në qarkullim synojnë të garantojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit, ndërsa forcat e rendit vijojnë të qëndrojnë të dislokuara në pikat kryesore pranë Kuvendit.

Lini një koment