Sunday, 23 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaMe 5 kg drogë në “Benz” drejt Durrësit, policia arreston dy persona në Tiranë

Me 5 kg drogë në “Benz” drejt Durrësit, policia arreston dy persona në Tiranë

Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, njoftoi se këtë të shtunë u zhvillua një operacion antidrogë, gjatë të cilit u arrestuan dy shtetas, M.H. dhe L.H., pasi dyshohet se do të transportonin lëndë narkotike nga zona e Treshit në Tiranë drejt zonës së Nish Tullës në Durrës.

Sipas tij, dy shtetasit u konstatuan në një automjet tip “Mercedes-Benz”, teksa po transportonin lëndën narkotike ndërsa gjatë kontrollit të mjetit u gjet një çantë me shtatë pako me lëndë të dyshuar narkotike.

“Konkretisht, katër pako dyshohet se përmbanin heroinë, me peshë rreth 2 kilogramë, ndërsa tre pako të tjera dyshohet se përmbanin kokainë, me peshë rreth 3 kilogramë”, tha Torba.

Dy personat u shoqëruan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Lini një koment