E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSporti“Me 95%…”, Asani zbardh të ardhmen, gati për kalimin në top-kampionatin europian

“Me 95%…”, Asani zbardh të ardhmen, gati për kalimin në top-kampionatin europian

Jasir Asani me shumë mundësi do të transferohet në kampionatin spanjoll. Në një intervistë, sulmuesi i kombëtares pranoi se ka marrë shumë oferta, por që propozimi më i mirë i është dukur ai i spanjollëve. “Kam oferta nga Spanja, Arabia dhe Japonia. Tani për tani nuk mund të them se do të lëviz, sepse mbyllen […]

Jasir Asani me shumë mundësi do të transferohet në kampionatin spanjoll. Në një intervistë, sulmuesi i kombëtares pranoi se ka marrë shumë oferta, por që propozimi më i mirë i është dukur ai i spanjollëve.

“Kam oferta nga Spanja, Arabia dhe Japonia. Tani për tani nuk mund të them se do të lëviz, sepse mbyllen transferimet. Nuk mund të përmend ekipe, por me 95 % do të transferohem në Spanjë.

Është ekip shumë i madh. Kam luajtur shumë larg. Irani është më afër se kur kam qenë në Kore. Nga Stambolli është dy orë, nuk është shumë larg. Jemi mësuar. Kur vjen një ofertë e madhe nga një klub i La Ligës, do e mendosh. Nuk mund të thuash “jo”, por duhet të flas edhe me klubin e Estighalit për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Kur bën shumë pushime nuk është mirë edhe për ne lojtarët”, deklaroi Asani.

Lini një koment