Monday, 17 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia“Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)

“Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)

Tensione janë regjistruar pak para nisjes së seancës plenare pasi kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj nuk u lejua të futej në ambientet e Kuvendit. Ai u ndalua nga punonjës e Gardës pasi është i përjashtuar nga punimet e Kuvendit.

Ndalimi ka sjellë tensione teksa, Shehaj u shpreh se përjashtimi është shlyer pasi ka përfunduar më 22 korrik.

“Si i ndaloni deputetët të hyjnë. Hiqi duart do të mbani përgjegjësi. Më tregoni mua urdhrin, vendimin. Mos më shty” tha ai.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga moment i debatit, tonet janë të larta teksa në këtë situatë janë bashkuar edhe disa deputetë demokratë të cilët tentojnë të largojnë punonjësit e Gardës që Shehaj të marrë pjesë në seancë.

Lini një koment