E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Media amerikane: Defekti që bllokoi fluturimet në SHBA dyshohet se nisi në Çikago

Media amerikane: Defekti që bllokoi fluturimet në SHBA dyshohet se nisi në Çikago

Administrata Federale e Aviacionit amerikan (FAA) u ka komunikuar kompanive ajrore se ndërprerjet që shkaktuan ndalimin e nisjeve në shkallë kombëtare erdhën nga një problem me ruterat e rrjetit, pajisjet që drejtojnë trafikun e të dhënave.

Sipas CNN, besohet se problemi nisi në Aeroportin Ndërkombëtar Midway të Çikagos dhe më pas u përhap në të gjithë vendin, duke shkaktuar ndërprerje zinxhir.

Ndërkohë, disa aeroporte po raportojnë se kanë arritur kapacitetin maksimal për shkak të grumbullimit të avionëve në tokë, të cilët nuk mund të nisen ndërsa urdhri i FAA-së mbetet në fuqi.

Lini një koment