Mungon hapësira për avionët në dy aeroporte amerikane, mund të devijohen fluturimet
Aeroporti Kombëtar “Ronald Reagan” në Uashington raportohet se ka arritur kapacitetin maksimal, ndërsa aeroporti O’Hare në Çikago po i afrohet këtij kufiri, në kushtet e bllokimit të nisjeve në SHBA.
Sipas NBC News, që citon një burim, mungesa e hapësirës për të pritur avionë të tjerë mund të detyrojë devijimin e fluturimeve drejt aeroporteve alternative.
Situata prek avionët që ndodhen ende në ajër dhe që duhet të ulen, ndërsa aeroportet përballen me grumbullimin e mjeteve që nuk mund të nisen për shkak të urdhrit të Administratës Federale të Aviacionit.