E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaMedia austriake: Si ‘Call center’-at në Shqipëri zhvatën 50 mln euro, duke përdoru identitetin e Presidentit austriak

Media austriake: Si ‘Call center’-at në Shqipëri zhvatën 50 mln euro, duke përdoru identitetin e Presidentit austriak

Zyra Austriake e Prokurorisë për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin, në bashkëpunim me Zyrën Federale të Policisë Kriminale dhe autoritetet shqiptare, kanë

Zyra Austriake e Prokurorisë për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin, në bashkëpunim me Zyrën Federale të Policisë Kriminale dhe autoritetet shqiptare, kanë zbuluar një skemë mashtrimi ndërkombëtar online me vlerë shumë milionë euro, e cila shfrytëzonte lajme të rreme me figura të njohura.

Sipas mediave austriake, viktimat janë nxitur të investojnë përmes informacionit të rremë. Në Shqipëri u çmontuan tre qendra thirrjesh dhe u arrestuan dhjetë persona, ndërsa mes viktimave kishte edhe shtetas austriakë.

Operacioni u realizua me mbështetjen e Europolit dhe Eurojust-it. Hetimet, që zgjatën dy vite, zbuluan një dëm prej të paktën 50 milionë eurosh, ndërsa deri tani janë rikuperuar rreth 900 mijë euro.

Në këtë skemë mashtrimi janë përdorur edhe identitetet e figurave të njohura, si Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen, dhe gazetari i ORF-it, Armin Wolf.

Lini një koment