Mediat: Drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni iu dorëzohet autoriteteve shqiptare në kufi me Kosovën për zbatimin e masës së GJ
Ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni sipas raportimit të mediave, ka hyrë në territorin shqiptar sot dhe iu dorëzua autoriteteve shqiptare në kufi me Kosovën, për zbatimin e masës së SPAK e GJKKO.
Për Hysenin, SPAK ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ajo akuzohet për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Nxjerrje e sekretit shtetëror”.
Përpos Hysenit, SPAK ka kryer kontrolle edhe në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Proda. Hetimet ndaj tyre po kryhen në kuadër të dosjes së AKSHI-t.
Po për këtë dosje janë arrestuar edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.
Pas bërjes publike të akuzave, kryeministri Rama njoftoi se do shkarkonte nga detyra Hysenin.