E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ministri Hoxha nga Athina: Zgjerimi i BE-së po ndodh, Shqipëria është pjesë e tij! Investim strategjik në siguri dhe stabi

Ministri Hoxha nga Athina: Zgjerimi i BE-së po ndodh, Shqipëria është pjesë e tij! Investim strategjik në siguri dhe stabi

“Zgjerimi po ndodh dhe Shqipëria është plotësisht pjesë e tij”.

Kështu deklaroi nga Athina ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili mori pjesë në takimin e “Miqve të Ballkanit Perëndimor”, ku u diskutua për forcimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Zgjerimi nuk është më thjesht një politikë konvergjence. Ai është një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe fuqinë e Evropës. Për shumë vite, plot 23 vjet që nga Selaniku, për zgjerimin është folur kryesisht në kohën e ardhme. Dy vitet e fundit e kanë ndryshuar këtë. Sot, më në fund, për zgjerimin flitet në kohën e tashme. Zgjerimi po ndodh dhe Shqipëria është plotësisht pjesë e tij”, deklaroi ai.

Ai riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për vijimin e reformave dhe përshpejtimin e negociatave të anëtarësimit, ndërsa kërkoi që progresi i vendeve kandidate të shoqërohet me rezultate konkrete nga BE-ja, për të ruajtur besueshmërinë e procesit të zgjerimit.

“Besueshmëria është motori i zgjerimit dhe funksionon në të dyja drejtimet: vendet kandidate duhet të sjellin rezultate përmes reformave, ndërsa Bashkimi Evropian duhet t’i përgjigjet me rezultate progresit të arritur”, theksoi Ministri Hoxha, duke shtuar se një perspektivë evropiane e besueshme përshpejton reformat, ndërsa dobësimi i saj rrezikon të ngadalësojë procesin.

Lini një koment