Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaBotaMinistri i Jashtëm i Iranit udhëton drejt Kinës, në fokus konflikti për negociata

Ministri i Jashtëm i Iranit udhëton drejt Kinës, në fokus konflikti për negociata

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, do të udhëtojë sot drejt Pekinit për zhvillimin e takimeve diplomatike.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme iraniane, ai pritet të takohet me homologun e tij kinez, Wang Yi, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Vizita zhvillohet në një moment kur Shtetet e Bashkuara dhe Irani vijojnë të mbeten në një ngërç negociatash për t’i dhënë fund konfliktit të nisur më 28 shkurt nga Izraeli dhe SHBA-të.

Ndërkohë, Kina është pozicionuar si një aktor i rëndësishëm diplomatik, falë politikës së saj të gjatë të “mosndërhyrjes” dhe marrëdhënieve të qëndrueshme me palët e përfshira në konflikt.

Lini një koment