Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMiriam Shyti largohet nga detyra e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme

Miriam Shyti largohet nga detyra e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme vendimin për lirimin nga detyra të Miriam Shytit, e cila mbante postin e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të legjislacionit që rregullon organizimin dhe funksionimin e qeverisë.

Sipas aktit zyrtar:

“Znj. Miriam Shyti, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.”

Lini një koment