E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMjekja ‘sfidon’ Berishën me padi në gjykatë, kërkon rikthimin në garë

Mjekja ‘sfidon’ Berishën me padi në gjykatë, kërkon rikthimin në garë

Më 6 maj, Mereme Sela, mjekja që aspiroi për rolin e kryedemokrates në vend, ka bërë padi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar, Sela kërkon shpalljen si të pavlefshëm të vendimit për skualifikimin e saj nga gara për kryetar të Partisë Demokratike, rikthimin e saj në garë dhe së fundmi skualifikimin e kreut aktual të partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, Sali Berisha.

Sela pretendon se është shkelur statuti i PD-së dhe parimet e demokracisë së brendshme. Kësisoj, kërkon pezullimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor që u zhvillua në fund të prillit.

Megjithatë, pas shqyrtimit, demokrates i është dhënë e drejta që padinë ta paraqesë në Gjykatën e Apelit.


Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Demokratike pritet të marrin më shumë formën e një referendumi, ku Berisha mund të konfirmohet sërish si kryetar. Sipas vendimit zyrtar të PD-së, dy pretendentët e tjerë, mes tyre dhe Sela, u skualifikuan pasi nuk përmbushnin kriteret e vendosura.

Lini një koment