Morali i investitorëve gjermanë rritet më shumë se pritej në nëntor, indeksi ZEW ngjitet në 35.6 pikë
Morali i investitorëve gjermanë u rrit më shumë se pritej në nëntor, duke arritur në 35.6 pikë nga 28.1 pikë muajin e kaluar, siç njofton Reuters, duke cituar institutin kërkimor ekonomik ZEW, që e publikoi treguesin të martën. Analistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar një lexim prej 28.3 pikësh.
“Ekonomia gjermane mbetet në rrugën e rimëkëmbjes, ndonëse po ecën me ritëm të ngadaltë”, tha presidenti i ZEW-së, Achim Wambach, duke shtuar se rritja e porosive në prodhim dhe rënia e çmimeve të naftës ka të ngjarë ta mbështesin këtë ngritje.
Edhe vlerësimi për gjendjen aktuale ekonomike u përmirësua: treguesi përkatës i ZEW-së u rrit në minus 33.2 pikë, nga minus 35.9 pikë që ishte më parë.
Wambach vuri në dukje se deri tani shtylla kryesore e rimëkëmbjes kanë qenë shpenzimet qeveritare, por paralajmëroi se kjo “çon në shqetësime në rritje për qëndrueshmërinë e borxhit publik”.