“Mos u bëni garipa me maska!”, protestuesi përplaset me policinë te gardhi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit
Një protestues ka debatuar ashpër me efektivët e policisë të vendosur në rresht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, siç njofton BalkanWeb, duke iu drejtuar me tone të forta: “Mos u bëni garipa me maska! Legena. Hiqeni maskën!”
Protesta, e thirrur nga studentët dhe e mbështetur nga Partia Demokratike, nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendos drejt Kryeministrisë, siç njofton BalkanWeb.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me ujë me presion, spray me piper dhe gaz lotsjellës.