E shtunë, 7 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka theksuar përkushtimin e institucionit për garantimin e barazisë përpara ligjit, duke nënvizuar se barazia ekonomike nuk duhet të përbëjë pengesë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Në mesazhin e tij publik, Gogu vuri në dukje rëndësinë e shërbimeve ligjore pa pagesë për kategoritë në nevojë.

“Përmes këshillimit ligjor falas, informimit dhe përfaqësimit në gjykatë, vijojmë të mbështesim qytetarët në njohjen, ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Aksesi në drejtësi nuk është privilegj, por një e drejtë që duhet të garantohet në praktikë”, shkruan Gogu.

Bilanci javor i shërbimeve dhe financimit

Krahas deklaratës, Ministria e Drejtësisë ka publikuar tabelën me të dhënat javore të punës së Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, ku pasqyrohen shërbimet e ofruara për qytetarët si dhe pagesat e kryera për profesionalistët e angazhuar.

Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë javës janë regjistruar këto rezultate kryesore:

-Ndihmë juridike parësore (këshillim) 135 qytetarë

-Ndihmë juridike dytësore (përfaqësim në gjykatë)

-43 qytetarë

-Aktivitete informuese për referimin e rasteve 17 aktivitete

-Qytetarë të informuar mbi shërbimet 164 qytetarë

-Pagesa për avokatë dhe ekspertë 16 pagesa

-Fonde të likuiduara 640.000 Lekë

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, këto masa synojnë rritjen e aksesueshmërisë së sistemit të drejtësisë për të gjithë shtresat shoqërore përmes mbështetjes direkte financiare dhe procedurale.

Lini një koment