Mot i keq në Majemi mund të rrezikojë garën e së dielës: shi i fuqishëm dhe rrufe
Pas më shumë se një muaji ndërprerje për shkak të shtyrjes së garave në Bahrein dhe Arabinë Saudite, Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në Majemi me formatin e rivendosur sprint. Veprimet në pistë nisin të premten me kualifikimet për sprint, por vëmendja kryesore mbetet te gara e së dielës për shkak të parashikimeve të motit.
Sipas telesport, parashikimet e agjencive meteorologjike paralajmërojnë se 3 maji mund të sjellë një stuhi të dhunshme në Majemi. Për momentin raportohet një probabilitet rreth 70% për reshje të dendura gjatë kohës së nisjes së garës, me prani të reshjeve gjatë gjithë pasdites, çka mund të komplikojë zhvillimin e stinës së garave.
Shqetësimi kryesor mbetet rreziku i vetëtimave pranë pistës: nëse ka aktivitet të rrufeve në zonë, për arsye sigurie mund të vendoset pezullimi apo edhe anulimi i garës, sipas rregullave të Formula 1. Ekipet, komisarët dhe organizatorët do të monitorojnë situatën dhe do të marrin vendimet e nevojshme në funksion të sigurisë së pilotëve dhe stafit.
Të gjithë janë me sytë nga qielli duke shpresuar për kushtet e nevojshme që gara të zhvillohet normalisht; vendimi përfundimtar do të merret në ditën e garës, duke u bazuar në vlerësimin e rrethanave të sigurisë, siç raporton edhe telesport.