E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Mot me diell në Kosovë, temperaturat arrijnë deri në 17 gradë

Mot me diell në Kosovë, temperaturat arrijnë deri në 17 gradë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 17 gradë Celsius, raporton KosovaPress.

Instituti ka paralajmëruar se temperaturat e ulëta gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes mund të shkaktojnë ndjesi të theksuar të freskisë, veçanërisht te personat e moshuar dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike.

Për këtë arsye, rekomandohet që qytetarët të përshtatin veshjen me temperaturat e kësaj periudhe.

Ndërkaq, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej një deri në tre metra në sekondë.

Lini një koment