Muriqi: Përgjegjësinë e humbjes e marrë unë, besoj në këtë ekip
Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi e ka marrë përgjegjësinë e humbjes ndaj Austrisë.
Kosova u mposht 3-1 nga Austria në Vjenë.
Muriqi u deklarua pas ndeshjes, duke thënë se përgjegjësinë e humbjes e merr ai.
“Marr përgjegjësinë e kësaj humbjeje si kapiten. Kemi ndeshjen e radhës dhe do shohim se çfarë do të ndodhë. Unë besoj në këtë ekip”, tha ai.
Kosova ka tri pikë nga dy ndeshje, pas fitores ndaj Irlandës dhe humbjes nga Austria.
Ndeshjen e ardhshme, Kosova e luan ndaj Izraelit më 1 tetor.
Me Austrinë, Kosova do të luajë më 4 tetor në Prishtinë.
