Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Musliu: Ndërtesa e Qeverisë të ndriçohet me mesazhin ‘JO NË EMRIN TIM!’

Musliu: Ndërtesa e Qeverisë të ndriçohet me mesazhin ‘JO NË EMRIN TIM!’

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndriçohet urgjentisht me mesazhin “JO NË EMRIN TIM!”, lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kërkesën e saj Musliu e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku thekson se vendimi i gjykatës nuk duhet t’i atribuohet popullit të Kosovës dhe se ai nuk përfaqëson sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e vendit.

“Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë nuk guxon t’i atribuohet popullit të Kosovës. Nuk është në emër të atyre që luftuan për lirinë e Kosovës. Nuk është në emër të atyre që humbën më të dashurit e tyre. Nuk është në emër të sakrificës që solli lirinë”, ka shkruar deputetja.

Ajo ka theksuar se një vendim gjyqësor nuk duhet të përcaktojë historinë e Kosovës në emër të një populli: “Dhe mbi të gjitha, nuk duhet të lejojmë që një vendim gjyqësor të shkruajë historinë tonë në emër të një populli që e di se çfarë ka përjetuar. JO NË EMRIN TIM!”

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment