Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaSportiNations League/ Palmer tërhiqet nga Anglia për ndeshjet e radhës, Mainoo dhe Rashford largohen të dëmtuar

Nations League/ Palmer tërhiqet nga Anglia për ndeshjet e radhës, Mainoo dhe Rashford largohen të dëmtuar

“Një gjë është të grumbullohesh, si Cole për shembull, por të performosh për Anglinë është një tjetër diskutim”, tha Tuchel pak ditë më parë kur shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e radhës të “Tre Luanëve” në Nations League.

Këto fjalë të komisarit teknik gjerman kanë lënduar fantazistin e Chelsea-t, i cili sot ka vendosur që të mos prezantohet në qendrën e grumbullimit të Anglisë.

Për ndeshjen me Spanjën Kroacinë dhe dy duelet me Republikën Çeke, Tuchel nuk do të mund të mbështetet as në shërbimet e dyshes së United, Mainoo dhe Rashford. Të dy lojtarët janë të dëmtuar dhe kanë njoftuar stafin e kombëtares se nuk do të jenë të gatshëm për katër takimet e para. A.V.

Lini një koment