E enjte, 12 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›NBA/ Houston frenon Golden State, San Antonio merr fitoren e dhjetë radhazi

NBA/ Houston frenon Golden State, San Antonio merr fitoren e dhjetë radhazi

Seria e fitoreve radhazi ndalet në tetë për Golden State, e cila u mposht në Houston, por edhe humbi shërbimet e Steph Curry, i cili u dëmtua në takimin përballë Rockets.

Sa i përket Spurs-ave, vazhdojnë serinë e tyre të fitoreve duke mposhtur edhe Bulls-at. Në Chicago miqtë shkuan në disavantazh të 22 pikëve, por mundën që të rikuperonin për të arritur fitoren e dhjetë radhazi.

Fitore me përmbysje mori edhe Boston pasi fitoi në Toronto edhe pse Raptors në një pikë të ndeshjes kishin 22 pikë më shumë se Celtics.

Goditje në transfertë bëri edhe skuadra e Cleveland, e cila triumfoi në New York ashtu siç bëri Denver në Memphis dhe Lakers në Milwaukee. A.V.

Rezultatet

NEW YORK KNICKS-CLEVELAND CAVALIERS 107-115

TORONTO RAPTORS-BOSTON CELTICS 93-98

INDIANA PACERS-WASHINGTON WIZARDS 114-101

MILWAUKEE BUCKS-LOS ANGELES LAKERS 112-123

NEW ORLEANS HORNETS-BROOKLYN NETS 111-145

MEMPHIS GRIZZLIES-DENVER NUGGETS 118-123

CHICAGO BULLS-SAN ANTONIO SPURS 119-124

UTAH JAZZ-ORLANDO MAGIC 106-123

HOUSTON ROCKETS-GOLDEN STATE WARRIORS 115-108

PORTLAND TRAIL BLAZERS-OKLAHOMA CITY THUNDER 118-108

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment