Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNdërron jetë Rexhep Meta, babai i Ilir Metës

Ndërron jetë Rexhep Meta, babai i Ilir Metës

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të martën në fshatin e lindjes së të ndjerit, Çepan, në Skrapar, ndërsa homazhet pritet të mbahen në Tiranë.

Sipas burimeve, Ilir Meta ka paraqitur kërkesë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit. Po sipas të njëjtave burime, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka miratuar kërkesën, ndërsa Drejtoria e Burgjeve po harton planin e masave për shoqërimin e tij drejt ceremonisë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi, e cila gjatë kohës që po paraqitej në SPAK është shprehur: “Ka vdekur babai i Ilirit”.

Ndërron jetë Rexhep Metaj, babai i Ilir Metës. Kryemadhi jep lajmin pic.twitter.com/bQH0lNKQNB

Lini një koment