Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Në protesta ka aktorë që synojnë destabilizimin”/ Ish-diplomati për Hudutin: Ka qenë një person destruktiv në Shqip

“Në protesta ka aktorë që synojnë destabilizimin”/ Ish-diplomati për Hudutin: Ka qenë një person destruktiv në Shqip

Ish-diplomati Blerim Canaj ka komentuar protestat që lidhen me çështjet mjedisore dhe investimet e huaja, duke shprehur qëndrimin se ato mund të jenë duke u shfrytëzuar nga individë me interesa politike.

Sipas Canajt, shqiptarët në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut e dëshirojnë një mjedis të pastër, por njëkohësisht mbështesin edhe investimet e huaja.

Canaj ka deklaruar se protestat dhe ankesat publike janë të tepërta nëse pas tyre nuk qëndrojnë shqetësime reale, duke sugjeruar se në disa raste mund të ketë aktorë politikë me ambicie të caktuara që kanë qëllime destabilizuese.

Në reagimin e tij, ish-diplomati ka përmendur edhe Hudutin, për të cilin ka thënë se është i angazhuar në promovimin e islamit politik dhe se aktiviteti i tij publik nuk është fshehur asnjëherë.

“Çka ju duhet kosovarëve të protestojnë, shqiptarëve të RMV-së? Të gjithë ne jemi ambientalistë dhe e dëshirojmë një mjedis të padëmtuar, por dëshirojmë edhe investime të huaja.

Të dalësh në protestë dhe të ankohesh është e tepërt, nëse nuk ka ndonjë aktor politik që ka ambicie të caktuara. Ka njerëz që kanë ambicie të sëmura dhe mundohen të shfrytëzojnë çdo situatë dhe duan destabilizim.

Huduti është një nga personat që përpiqen shumë për islamin politik. Huduti nuk e ka fshehur madje aktivitetin e saj. E dimë edhe qëndrimin e Iranit në raport me Rusinë ose Kinën. Huduti duket të mos e ketë atë kapacitet të inteligjencës që të mund t’i analizojë këto çështje. Huduti ka qenë një person destruktiv në Shqipëri.”

Lini një koment