Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaBotaNegociatat SHBA-Iran, reagon Pakistani: Jemi optimist për fundin e shpejt të luftës

Negociatat SHBA-Iran, reagon Pakistani: Jemi optimist për fundin e shpejt të luftës

Negociatat për një përfundim të mundshëm të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po vijojnë dhe po shënojnë përparim, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, duke iu referuar mediave iraniane ISNA dhe Al Jazeera.

“Konsultimet për t’i dhënë fund luftës së SHBA-së kundër Iranit po vazhdojnë”, u shpreh Dar, duke shtuar se palët janë optimiste për arritjen e rezultateve konkrete.

Sipas tij, besimi mes palëve negociuese është në rritje dhe ekziston mundësia për përparim të rëndësishëm në bisedime. “Synimi është arritja e një marrëveshjeje që të jetë e dobishme për të dyja palët”, theksoi ai.

Lini një koment