Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaBotaNEPAL – 160 viktima dhe 466 turistë të zhdukur pas përmbytjeve apokaliptike

NEPAL – 160 viktima dhe 466 turistë të zhdukur pas përmbytjeve apokaliptike

KATMANDU, 26 gusht /ATSH-AFP-ANSA/ – Policia nepaleze raportoi sot në mbrëmje se kishte gjetur 157 trupa pas përmbytjeve shkatërruese që goditën rajonin kufitar me Tibetin në veri të vendit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në të paktën 160 dhe duke lënë qindra të zhdukur.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, bëhet fjalë për 466 turistë.

Disa orë më parë, media shtetërore kineze raportoi humbje të konsiderueshme jetësh në një rrëshqitje dheu në një qytet kufitar, duke deklaruar se tre persona u vranë dhe 265 të tjerë rezultonin të zhdukur./ a.jor.

Lini një koment