E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Nëse opozita nuk bashkohet për zgjedhje, nuk e do Tiranën”, Çepani: Duhet kandidat që e duan qytetarët

“Nëse opozita nuk bashkohet për zgjedhje, nuk e do Tiranën”, Çepani: Duhet kandidat që e duan qytetarët

Aktivistja Edlira Çepani e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me zgjedhjet vendore të 9 majit si dhe sesi duhet të zgjidhet kandidati për Tiranën. Çepani deklaron se përpara se të diskutohet emri i kandidatit, duhet të përcaktohen qartë kriteret dhe strategjia e përbashkët zgjedhore.

Ajo nënvizoi se edhe kandidati më i votuar apo më i aftë nuk ka shanse fitoreje nëse opozita përçahet dhe del me kandidatura të shumta. Sipas saj kandidati gjithashtu duhet të jetë një person që e duan qytetarët.

“Ky është gabimi që kemi bërë gjatë gjithë kohës. E kemi ndërtuar politikën mbi kultin e individit. Këtu nuk është çështje për një individ që do zërë apo nuk do zërë karrigen e bashkisë së Tiranës. Përpara se të shkojmë te ky individ, neve duhet të vendosim e para kriteret dhe e dyta strategjinë me të cilën do të shkohet edhe drejt këtij individi edhe drejt zgjedhjeve.

Nëse ne nuk e vendosim këtë strategji edhe njeriun më të më të votuar dhe më të zgjuar të vendosim aty, në qoftë se ka dhe pesë kandidatë të tjerë të cilët i dalin dhe e fragmentarizojnë opozitën, nuk fiton në asnjë moment.

Nga ana tjetër, nëse opozita është e gjitha bashkë është shumë më probabël që zgjedhjet të fitohen. Pra, e para vendosin kriteret. Çfarë duhet të jetë ky individ? Duhet të jetë një individ i cili përbashkon të gjitha forcat opozitare dhe që në radhë të parë është një individ të cilin qytetarët e përqafojnë si një njeri që i përfaqëson.

Sepse shumë shpesh ndodhemi në konditat që partitë politike propozojnë x-in, y-in, z-in sepse kanë interesat tyre edhe brenda partisë apo pse duan dhe nuk duan t’i fitojnë zgjedhjet këto janë gjëra të tjera dhe vendoset një kandidat i dobët në mënyrë që t’i jepet mundësi kandidatit kundërshtar të fitojë dhe ne e kemi parë këtë edhe me zgjedhjet e bashkisë së Tiranës.

Kështu që problematika është e tillë. E para duhet të vendosim kriteret. E dyta, duhet që partitë ta kuptojnë që e vetmja strategji fituese është strategjia në të cilit dilet kandidat dhe kushdo nga partitë e cila tërhiqet nga kjo lloj strategjie tregon që nuk e do ë bashkinë e Tiranës.

Dhe kjo është e vërteta e madhe të cilën ne duhet ta themi që sot që pastaj nesër kur dalin partitë politike dhe të thonë jo po ne duam kandidatin tonë se e fiton Klejdi, se e fiton Arbri apo se e fiton dikush tjetër. Jo nuk e fitojnë në qoftë se nuk janë të bashkuar”, tha ajo.

Lini një koment