Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNis seanca e padisë së Veliajt ndaj Ols Dados, mungon përfaqësuesi i KLP

Nis seanca e padisë së Veliajt ndaj Ols Dados, mungon përfaqësuesi i KLP

Nis në gjykatën Administrative seanca gjyqësore me palë paditës Erion Veliajt dhe i paditur Ols Dado

Në seancë mungon përfaqësuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Ne nuk kemi një përgjigje nga ana e KLP, nuk është mbledhur kurrë për ankesën tonë, unë mendoj se më mirë që mungon”, citohet të ketë thënë Veliaj.

Avokati i Ols Dados deklaroi se gjykimi duhet të vijojë pavarësisht mungesës së KLP, pasi pretendimet i kanë dorëzuar.

Ndërsa avokati i Veliajt, Plarent Ndreca kritikoi Gjykatën që nuk lejoi që seanca të jetë publike. “Çfarë do një police e Policisë së Shtetit në këtë sallë gjyqi? Çfarë do kryesekretarja e Gjykatës që vendos apo jo për lejimin e kamerave? Mbyllja hermetike e një gjykate, referuar Kushtetutës, ky proces duhet të jetë në sytë e publikut. Kjo është e papranueshme i nderuar gjyqtar. Ka një udhëzim të KLGJ, që ju e përdorni si bazë ligjore”, tha Ndreca.

Lini një koment