E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ka goditur Japoninë qendrore, me epiqendër në tokë pranë Tokios, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 20 kilometrash dhe u vlerësua me magnitudë 6 sipas shkallës sizmike japoneze, me dridhje që mund të shkaktojnë dëme në banesa.

Pak sekonda para lëkundjeve, sistemi kombëtar i paralajmërimit u aktivizua, ndërsa telefonat e banorëve vendas lëshuan sinjale alarmi, duke anashkaluar edhe modalitetin e heshtjes.

Dridhje të forta u ndjenë në Tokio, ku mobiljet u lëkundën dhe enët ranë nga vendi. Pas tërmetit u lëshua një paralajmërim për cunami, por ai u anulua vetëm pak minuta më vonë.

Lini një koment